Vesa Luma me urim të veçantë për Jehonën

Vesa Luma me urim të veçantë për Jehonën

Për këngëtaren e mirënjohur, Jehona Sopin sot është ditë e veçantë. Kjo pasi që Jehona feston ditëlindjen e 39-të, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, ajo natyrisht që ka marrë urime të shumta nga familjarët, kolegët si dhe miqtë të shumtë.

Një urim për ditëlindjen, siç duket Jehona e ka marrë nga mikja e saj, këngëtarja e njohur, Vesa Luma e cila në Instagram publikoi një fotografi bashkë me të, teksa uroi më të mirat për të.

“Urime ditëlindjen për këtë person të mrekullueshëm #jehona. Shpresoj që jeta jote të jetë plot me lumturi dhe stil. Më mungon”, ka shkruar ajo.

Sa i përket jetës personale, Jehona është martuar në vitin 2011 me  Lavdim Koshutovisën, të cilët tani janë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Aria.

 

Gjatë karierës së saj në muzikë, Jehona mori pjesë në disa festivale si: “Kënga Magjike”, “Top Fest”, “SVFM”, ku dhe ka fituar disa çmime.

Kujtojmë që, Jehona Sopi ka kohë që nuk është shfaqur me ndonjë projekt muzikor, derisa edhe në rrjete sociale është shumë pak aktive. /21Media