“Jemi të kënaqur me 50 viktima”, dorëhiqet kryebashkiakja e Durrësit

Sako arsyetohet se ishte në stres

Është dorëhequr nga posti kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako.

Vendimi i Sakos erdhi sipas saj, pas reagimeve ndaj një prononcimi të bërë në media nën stres.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Valbona Sako teksa ishte në një lidhje live, tha se “jemi të kënaqur edhe me 50 viktima”./21Media.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=20&v=MBwUsfwkdf4&feature=emb_title

Back to top button