Kënga publikohet nesër

Kënga publikohet nesër

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Nora Istrefi ka paralajmëruar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Jena nda” dhe është në bashkëpunim më kantautorin e njohur shqiptar, Irkenc Hyka, përcjell rtv21.tv.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Nora përmes një postimi në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 923 mijë ndjekës. “Nesër në orën 17:00, Jena n’da ft Irkenc Hyka”, ka shkruar artistja në imazhin e publikuar.

Këngëtarët nuk ka bërë të ditur detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i artistëve pasi që ata në prill të këtij viti publikuan këngën “Tymi i dashnisë 2”. Kënga deri më tani numëron mbi 630 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media