Një ndër profesionet më të vështira është edhe gazetaria

Një ndër profesionet më të vështira është edhe gazetaria

Njerëzit çdo ditë ballafaqohen me punën që bëjnë, çoftë mirë apo keq, ajo ndikon shumë te ta. Por a keni menduar ndonjëherë se cilat janë profesionet më të vështira?

Më poshtë ua sjellim pesë punët më të vështira të klasifikuara sipas “CareerCast”.

Ushtar- Ata janë ndër personat që duhet të jenë në gatishmëri dhe të përgatitur për më të keqen. Shërbimi ushtarak është punë e vështirë dhe mjaft stresuese kjo edhe për faktin që jeta e ushtarit nuk është shumë e rëndësishme, para rrezikut që i kanoset vendit.

Polic- Motoja kryesore e një polici është “të mbrosh dhe të shërbesh”. Në kaq pak fjalë mund të marrësh me mend stresin që mund të kenë policët.

Aktor- Puna e një aktori me kohë të plotë është shumë e vështirë. Ata ndonjëherë detyrohen që të bëjnë “jetë të dyfishtë”, nëse duan që të përcjellin emocionet e personazhit që luajnë.

Gazetar- Gazetarët padyshim janë syri dhe veshi i publikut.  Ata kanë për detyrë t’i tregojnë popullit së çfarë po ndodh në të vërtetë. Kanë rol të madh andaj edhe të qenit gazetar një ndër profesionet më të vishtira.

Fotoreporter- A keni parë një foto që iu ka lënë pa frymë në gazetë ose web? Ata e rrezikojnë edhe jetëne  tyre për foto perfekte./21Media