Tregon se sa rëndë e përjetoi

Tregon se sa rëndë e përjetoi

Aktorja amerikane, Jenna Dewan dhe aktori amerikan, Channing Tatum njoftuan për ndarjen e tyre në muajin prill të vitit 2018, kur Channing filloi të shoqërohej me këngëtaren Jessie J në prill, para divorcit të tyre.

Jenna Dewan siç duket po sjellë librin e ri. 38-vjeçarja tha se u ndje e verbër dhe e vetmuar, pasi kuptoi se bashkëshorti i saj, Channing Tatum, 39-vjeçar e filloi lidhjen me këngëtaren britaneze, Jessie J.

“Isha në aeroplan, e vetme, kur e kuptova për lidhjen e tij”, shkruan ajo në librin e saj. Po ashtu, ajo tregoi se për romancën e tij me Jessie J e kuptoi kur u bë publike, duke thënë se “ishte e vështirë”. Libri i saj do të publikohet në tetor, transmeton rtv21.tv

Ndarja e çiftit i befasoi fansat, sepse ai ishte çifti me lidhjen më të gjatë në Hollywood. Ata ishin të martuar për 9 vjet dhe bashkë për 12 vjet. Çifti u njohën në shesh xhirimet e filmit “Step Up” në vitin 2006 dhe u fejuan në Maui, dy vite më vonë. Ata janë prindër të një vajze, që e pagëzuan me emrin Everley, që ka 6 vjet./21Media