JLo dëshiron të ketë një jetë më të thjeshtë

JLo dëshiron të ketë një jetë më të thjeshtë

Me dëshirën për të kërkuar lirinë dhe një jetë më të mirë, për të realizuar ëndrrën e tyre larg shtypjes, dhunës dhe privimeve, emigrantë të shumtë populluan Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë dekadave.

Mirëpo Jennifer Lopez po e mendon seriozisht të braktisë Amerikën për të jetuar në një fshat të Italisë ose në Bali.

Do të doja të kisha një jetë më të thjeshtë dhe organike si për shembull të bëja xhiro me biçikletë, të shkoja të blija bukë dhe të kthehesha në shtëpi për ta ngrënë atë me reçel. Jeta në fshat do të ishte e bukur pasi do ta kaloja kohën duke pikturuar, apo duke u ulur në një karrige në verandë për të shijuar ajrin e pastër dhe bukurinë e pemëve rreth shtëpizës time”, tha Lopez në një intervistë për “Vanity Fair”.

Mesa duket 50 vjeçarja është e lodhur nga karriera si aktore, kërcimtare dhe këngëtare, profesione të cilat i ka ushtruar për plot 30 vjet.

Kujtojmë Jennifer-i dhe realizuesve të filmit “Hustlers” janë paditur me një shumë të konsiderueshme parash prej 40 milionë dollarë nga gruaja që frymëzoi rolin e personazhit kryesor “Ramona”. Ajo deklaroi se kompania e produksionit e përdori historinë e saj pa leje./21Media