Jennifer e ngazëllyer që e ndan skenën me Shakirën

Jennifer e ngazëllyer që e ndan skenën me Shakirën

Jennifer Lopez dëshiron t’i bëjë bashkë të gjithë me shfaqjen e saj në gjysmëpjesën e  Super Bowl.

Super ylli 50 vjeçe, do të marrë pjesë në ndeshjen finale të Ligës Kombëtare të Ragbisë në Miami, Florida, në muajin shkurt përkrah Shakiras dhe të dy këngëtaret duan të theksojnë kulturën e tyre latine specifike dhe të bukur me performancat e tyre, shkruan rtv21.tv

Duke folur me aktorin Robert Pattinson për seritë e “Variety, Actors on Actors”, ajo tha “unë dhe Shakira do të jemi bashkë. Të dyja jemi të ngazëllyera që na u dha rasti ta bëjmë këtë, si femra latine, në Miami”.

Mendoj se është me rëndësi që në këtë ditë dhe moshë që dy femra latine të dalin në atë skenë kur latinët po trajtohen në mënyrë të caktuar në këtë vend, për të treguar se kemi kulturë shumë specifike dhe të bukur dhe të vlefshme dhe i sjellim diçka këtij vendi që është e domosdoshme. Ky do të jetë moment i mrekullueshëm. Atë natë, dua të jem kremtim i asaj që jemi. Krejt ne, ngase ne jemi në këtë bashkë. Kështu ndihem. Dua t’i bashkoj të gjithë në atë moment”, tha tutje Jennifer.

Këngëtarja e hitit “ All i have” tregoi se po punojnë shumë për përgatitjet e shfaqjes dhe se kanë angazhuar njerëz për të bërë koncepte dhe ide të mira për shfaqjen.

Unë dhe Shakira veç kemi folur qe disa herë. Ajo po përgatit paraqitjen e vet, unë timen, po mendojmë se kush kemi dëshirë të na bashkohet në skenë, nëse duam që të dalë mirë. Jemi tejet të ngazëllyera. Duam të bëjmë një shfaqje të bukur, të kënaqshme, zbavitëse për të gjithë. Këtu është qëllimi“, shtoi këngëtarja.

Jennifer theksoi se është e ngazëllyer që e ndan skenën me 42-vjeçaren Shakira.

Askush nuk është si Shakira. Askush nuk është si ajo, ndaj e di që ne të dyja do të sjellim atë markën speciale të asaj që bëjmë dhe do të ketë njerëz që nuk na kanë parë duke performuar që do të shohin diçka speciale atë natë“, theksoi Jennifer./21Media