Organizuan një festë për fejesën e tyre

Organizuan një festë për fejesën e tyre

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez marrëzisht të dashuruar!

Revista The People konfirmon se çifti i mirënjohur organizuan një festë për fejesën e tyre në Los Angeles të premten, përkrah familjarëve dhe miqve të tyre. Ata u fejuan në shkurt të këtij viti, kur edhe shënuan dy vjetorin e lidhjes, transmeton rtv21.tv

Edhe pse J Lo tha në fillim të këtij muaji se nuk e di saktë se kur do të martohen, siç duket ata janë një hap drejt martesës, transmeton rtv21.tv

Që të dy artistët janë prindër, Jennifer Lopez ka binjakët Max dhe Emme nga martesa e saj me këngëtarin e njohur, Marc Anthony, martesë kjo që përfundoi në vitin 2014. Ndërsa, Rodriguez ka dy vajza, Natashan dhe Ellan nga martesa e tij me Cynthia Scurtis, martesë kjo që mori fund në vitin 2008./21Media