J.Lo tregoi edhe njëherë aftësitë e saja në vallëzim

J.Lo tregoi edhe njëherë aftësitë e saja në vallëzim

Jennifer Lopez jo me kot për vite të tëra konsiderohet si një prej femrave më atraktive në industrinë e filmit dhe muzikës.  Ajo në pothuajse çdo event kujdeset që prezantimet e saja të mbesin gjatë në mendjen e secilit prej adhuruesve të saj.

Lopez në koncerte gjithmonë vë në pah figurën e saj mbresëlënëse. Edhe pse tashmë është 48-vjeçare, J.Lo së fundmi ka treguar se akoma nuk e ka humbur bukurinë dhe atraktivitetin.

Kështu gjatë një performance që  kishte në Staples Center të Los Angelesit, aktorja dhe këngëtarja ishte kujdesur që veshja e saj t’ia tregonte format trupore.

Perveç formave bombastike trupore me të cilat ajo edhe një herë na la pa fjalë gjatë paraqitjes para fansave, si gjithmonë, J.Lo tregoi edhe aftësitë e saja në vallëzim.

Pas performacës mbresëlënëse që bëri, ajo ka takuar të dashurin e saj i cili e ka shikuar atë plotë dashuri.

“Pjesa më e preferuar e natës së kaluar … fytyra e parë që e shoh që vjen jashtë skenës. Dashuri dashuri”- ka shkruar ajo sipër fotografisë së publikuar në Instagram./21Media

#yoquierodinero #Dinero #comingsoon

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on