Mahnit me dukjen

Mahnit me dukjen

Filmi i saj “Hustlers” mori vlerësime pozitive nga kritikët. Dhe Jennifer Lopez filloi punën për filmin e ri të zhanrit komedi romantike “Marry Me”, në qytetin e New York-ut, të premten.

Krijuesja e hitit “On The Floor”, 50-vjeçare, dukej e mahnitshme në një fustan ngjyrë të kuqe, ku shfaqte linjat perfekte trupore.

 

JLo, e cila shkëlqen në film përkrah Owen Wilson dhe Maluma, ishte rregulluar shumë bukur. Kishte vënë edhe disa aksesorë diamanti, transmeton rtv21.tv

Një skenë e filmit të Jennifer po xhirohet në aeroport. Ajo po e kërkonte një anëtar të stafit që të kontrollonte biletën e saj të avionit përpara se të rrëmbente një mikrofon të stafit për të bërë një njoftim.

Skenari është i bazuar në romanin grafik të Bobby Crosby, që flet për një këngëtare e cila e kupton se i dashuri i saj e tradhëtoi atë, vetëm disa minuta para se të fejoheshin në Madison Square Garden./21Media