Me fustan nusërie rrugëve të New York-ut

Me fustan nusërie rrugëve të New York-ut

Këngëtarja Jennifer Lopez është shfaqur rrugëve të New York-ut me një fustan madhështor nusërie.

Artistja amerikane fustanin e ka veshur për xhirimet e filmit të saj më të ri, “Marry me”.

JLo duket madhështore në fustanin e nusërisë, ndërsa në film luan rolin e një ylli të muzikës, e cila është në lidhje me personazhin të cilin e luan këngëtari latin, Maluma.

Filmi është në fazat e xhirimeve dhe ende nuk është bërë e ditur ndonjë datë se kur do të fillojë të shfaqet.

JLo tashmë po ndjek suksesin me një film tjetër të radhës, pas komplimenteve pozitive që ka marrë për aktrimin që ka bërë në filmin “Hustlers”./21Media