Jennifer Lawrence është një nga aktoret më të kërkuara në Hollywood

Jennifer Lawrence është një nga aktoret më të kërkuara në Hollywood

Pas një paraqitje të suksesshme në filmin e zhanrit horror “Mother”. Lawrence luan rolin e një agjenteje ruse në filmin e ri “Red Sparrow”, shkruan rtv21.tv.

Në “Red Sparrow” tregohet historia e një spiuneje ruse Dominika Egorova, që bie në dashuri me agjentin e CIA Nathaniel Nash, dhe konsideron shndërrimin në një agjente të dyfishtë.

Filmi është bazuar në novelën me të njëjtin titull të shkrimtarit Jason Matthews.  Përveç Lawrence në film paraqiten edhe aktorët Joel Edgerton, Matthias Schoanerts, Charlotte Rampling, Mary-Louise Parker dhe Jeremy Irons.

Filmi i regjisorit Francis Lawrence do të shfaqet në kinema me datën 2 mars të këtij viti./21Media