Jep dorëheqje diplomati i Trumpit për Evropën

Mitchell do të largohet nga detyra muajin e ardhshëm

Ndihmës Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara për Çështjen Evropiane dhe Euroaziatike, Wes Mitchell do të largohet nga posti i tij në Departamentin e Shtetit muajin e ardhshëm, njoftoi të martën “The Washington Post”, duke përmendur një letër të dorëheqjes që diplomati i nivelit të lartë ia ka dërguar sekretarit të shtetit, Mike Pompeo më 4 janar .

“Meqë administrata e ka përfunduar vitin e dytë në detyrë, mendoj se e kam përfunduar atë që kam vendosur të arrijë në marrjen e kësaj pozite. Si e tillë, besoj se ka ardhur koha që të kaloj më shumë kohë me familjen time të re, të cilët kanë kaluar shumë ditë pa mua gjatë muajve të fundit “, thuhet në letër.

Diplomati më i lartë për çështjet evropiane shtoi se nuk po largohej nga departamenti për shkak të vendimeve të politikës së jashtme, duke lavdëruar udhëheqjen e Pompeos./21Media

Back to top button