Pas akuzave të shumta për sulme seksuale Charles Dutoit ka dhënë dorëheqje

Pas akuzave të shumta për sulme seksuale Charles Dutoit ka dhënë dorëheqje

Charles Dutoit ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit artistik dhe dirigjentit kryesor të Orkestrës Filarmonike Mbretërore, pas akuzave të shumta për sulme seksuale.

Largimi i dirigjentit të njohur ishte planifikuar për në tetor të vitit 2019, por orkestra me bazë në Londër, në një deklaratë tha sot se largimi i tij ka hyrë në fuqi menjëherë.

Simfoni të shumëfishta u distancuan nga 81-vjeçari Dutoit, pasi The Associated Press raportoi më 21 dhjetor se tri këngëtare të operës dhe një muzikante klasike, e kishin akuzuar atë për sulme seksuale midis viteve 1985 dhe 2010, të cilat akuza i kishte mohuar zyra e tij.

Gratë kishin thënë se Dutoit i sulmoi ato seksualisht gjatë provave dhe shfaqjeve në Çikago, Los Anxhelos, Mineapolis, Philadelphia, Saratoga Springs dhe Nju Jork.