Simitçi sqarohet para publikut

Simitçi sqarohet para publikut

Drejtori për Financa në Komunën e Prizrenit, Ertan Simitçi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij pasi është vënë në akuzë nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës.

Për hir të transparencës dhe llogaridhënies, nga sot jap dorëheqje nga pozita e drejtorit”, tha Simitçi para gazetarëve, ku u paraqit bashkë me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka.

Simitçi e falënderoi Haskukën për mundësinë për t’u sqaruar për publikun.

Prokuroria e Prizrenit në fillim të muajit gusht ka ngritur aktakuzë ndaj Simitçi për vepër penale të keqpërdorimit i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai akuzohet se në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2016 në Prizren, në kohën kur kjo komunë udhëhiqej nga Ramadan Muja i PDK-së, në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit ka lidhur kontratë pa ndonjë procedurë të tenderimit me disa media.

Ertan Simitçi vjen nga radhët e Partisë KDTP, e cila është në koalicion qeverisës bashkë me Vetëvendosjen, Nisma-n dhe LDK-në në Prizren./21Media