Spasevka emërohet ushtruese e detyrës

Spasevka emërohet ushtruese e detyrës

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik në Maqedoni, Petar Anevski dha dorëheqje nga posti i tij. Informatën e konfirmoi vetë Anevski, i cili tha se po tërhiqet për shkaqe familjare.

Sipas të gjitha gjasave kryetari i ri i Këshillit të prokurorëve do të zgjidhet të enjten, shkruan tv21.tv

Përndryshe në seancën e sotme të Këshillit, Liljana Spasevka është emëruar si ushtruese e detyrës së kryeprokurores deri në zgjedhjen e Prokurorit Publik të ri shtetëror./21Media