Redknapp tha se nëse do të kishte mundësinë për të zgjedhur një klub për ta trajnuar, do ta zgjidhte Liverpoolin

Redknapp tha se nëse do të kishte mundësinë për të zgjedhur një klub për ta trajnuar, do ta zgjidhte Liverpoolin

Legjenda e Liverpoolit, Harry Redknapp beson që Liverpool do të fitojë Premier Ligën, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.

Klopp gjatë këtij sezoni ka arritur t’i fitojë të gjitha ndeshjet në Premier Ligë në mënyrë që të jetë lider.

Derisa “Reds” janë në formë shumë të mirë, City këtë sezon ka humbur dy ndeshje dha ka bërë një barazim në kampionatin anglez, gjë që ka bërë të jetë tetë pikë larg kampionëve të Evropës.

Për shkak të kësaj Redknapp mendon se ish-klubi i tij do të arrijë të fitojë titullin.

“Besoj që do ta fitojnë titullin këtë vit. Jepjani titullin tash. Nëse do të kisha mundësinë për të zgjedhur një klub për ta trajnuar, do ta zgjidhja Liverpoolin. I dua”, deklaroi ai.

Redknapp në fund foli edhe për sezonin jo të mirë të Tottenhamit, për të cilët besonte se do luftonin për titull.

“Në fillim mendova se Tottenhami do të jetë garë për titull bashkë me Cityn e Liverpoolin. Tottenham kanë skuadër të mirë, me Kane, Alli, Son. Fillimi ka qenë zhgënjyes dhe duhet të rikthehen shpejtë në formë, por prapë mendoj se do të përfundojnë në vendin e tretë”, përfundoi ai.