Jeremy konfirmon gjithçka

Jeremy konfirmon gjithçka

Lidhja e dashurisë mes Jeremy Meeks dhe Chloe Green nuk ka marrë fund.

Më 12 gusht të këtij viti, trashëgimtarja e Top Shop u fotografua duke shkëmbyer puthje me lojtarin italian të polos, Rommy Gianni në një anije në Monte Carlo.

Kjo duket se nuk ka ndikuar në lidhjen e ish-kriminelit të njohur me Chloe.

Pasditen e djeshme, një gazetar i “TMZ” e pa duke hipur në makinë dhe e pyeti për Rommy-n.

Nuk ishte asgjë”, tha Jeremy me një buzëqeshje në fytyrë duke nënkuptuar se nuk ndikoi në marrëdhënien e tyre.

Më pas konfirmoi se është sërish në lidhje me trashëgimtaren e Top Shop.