Poezi nga Naim Frashëri
Naim Frashëri është njëri ndër shkrimtarët më të njohur. Ai rridhte nga një nga dinastitë që dalin nga dera e madhe Frashëri, ajo e Dakollarëve ose e Dulellarëve. Ishte poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare.
Naim Frashëri u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale (vjershat “Gjuha shqipe”, “Korçës” 1887, etj.), u këndoi me pasion të rrallë mallit dhe bukurive të atdheut (“Bagëti e bujqësia”) dhe bëri thirrje të fuqishme për çlirimin e tij (krijime të ndryshme, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”), si dhe për begatimin e vendit dhe një të ardhme demokratike të tij. Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema “Bukuria”, një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime (me brengën për të afërmit që bori).
Naim Frashëri luajti, përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol themelor për shqipen e re letrare, të cilën e shkroi me një pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbështetur kryesisht në gjuhën e popullit, e shkroi të pastër dhe bëri një punë të dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë në lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture.

JETA

Sa e dua giithe jeten!
Se atje gienj te verteten,
Yjte, henen, hapesiren,
Te mugetit, naten, diten,
Mengjeze, djelline, driren,
Mbremen dh’ ate erreciren;
Naten, kur esht’ e qetuar
Edhe gjesendi s’degionet;
Qiellin kur esht’ i edruar
E hapesira ndritonet,
A kur hapen here-here
Ret’ e zeza sten1 nd’ere;
Vapen, vjeshten, dimrin, veren,
Rete, shine dhe lumenjte,
Gjemim, mjergulle, Perrenjte,
Deoren,
bresherin’ e eren’
Malet, fushat edhe brigjet,
Grykat e gukat e shtigjet.
Oshetim6en, Pyjet,
druret’
Shkembenjte, gerxhet’ e guret,
Lulet, barerat qe mbijne,
E shpeste qe fluturojne
Edhe kengera kendojne
E neper dega levrijne.
Dhe njerin’ e bagetine
Dhe giithe E’eshte
ne
jete
I dua si Perendine,
Se ngado qe kthenj syte,
Shoh atje Zotn’ e vertete,
Q’eshte nje e s’ka te dyte.