Ajo ka jetuar pa e ditur këtë fakt

Ajo ka jetuar pa e ditur këtë fakt

Një grua nga Oregon ka jetuar 99 vjet pavarësisht se të gjitha organet e saj të trupit ishin vendosur në vend të gabuar. Për më  tepër, Rose Marie Bentley nuk e ka ditur këtë.

Kur ka vdekur në vitin 2017, trupi Bentley ishte marrë për studime. Por, kur studentët nga Oregon Health & Science University (OHSU) kanë përdorur trupin e gruas së moshuar për eksperiment në klasë kanë zbuluar diçka të pazakontë.

Gruaja kishte vuajtur nga gjendja shumë e rrallë e situs inversus.

Gjendja e saj, që prekë 1 në 5 milionë të rritur kishte bërë që mëlçia, stomaku dhe organe të tjera në bark të ishin të zhvendosura nga e djathta në të majtë. Në rastin e Bentley, zemra ka qenë në anën e majtë të gjoksit të saj.

Bentley dhe bashkëshorti i saj para se të vdisnin kishin vendosur t’i dhuronin eshtrat e tyre për kërkime shkencore.