“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogjani"

“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogjani”

Aktori i mirënjohur, Jeton Zogjani, i është bashkuar AAK-së. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogiani. Kënaqësi t’i uroja mirëseardhje në familjen tonë politike! Një zë që e rritë fuqinë tonë për 100% Kosova”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se Jeton Zogjani njihet për rolin e “Drenicakut” në serialin “O sa mirë”./21Media