Kanye i kthehet Twitter-it për një prononcim

Kanye i kthehet Twitter-it për një prononcim

Albumi “Jezus is King” do të publikohet më 25 tetor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi amerikan Kanye West nëpërmjet një postimi në Twitter. Që nga muaji janar, Kanye nuk ishte aktiv në këtë llogari, shkruan rtv21.tv

Adhuruesit e reperit janë duke pritur me padurimin publikim e albumit. Postimi i tij ka arritur të pëlqehet nga mbi 380 mijë ndjekës të tij.

Albumi i shumëpritur fillimisht ishte planifikuar të publikohet më 27 shtator, por një gjë e tillë është shtyrë për disa javë.

Dje Kanye ka festuar dhe datëlindjen e 39-të të partneres së tij, Kim Kardashian. Ndërkaq në fillim të muajit tetor, Kanye në një intervistë ka folur për fillimin e lidhjes me Kim.

Kanye duke treguar sa mirë ndihej rreth saj, ai tha se u takuan për herë të parë në vitin 2002 kur ylli i “Keeping Up with the Kardashians” ishte martuar me burrin e saj të parë, Damon Thomas.

Edhe pse ishte gjithnjë i interesuar për të, 42 vjeçari theksoi se ata filluan të dilnin bashkë shumë më vonë.  Sidoqoftë, lidhja e tyre nuk ka qenë e lehtë pasi në fillim të gjithë e paralajmëronin reperin të mos ngatërrohej me Kimin./21Media