Rexhaj: Njerëzit këtu në Kosovë duhet të lirohen nga komplekseve që atje flitet mirë

Rexhaj: Njerëzit këtu në Kosovë duhet të lirohen nga komplekseve që atje flitet mirë

Me rastin e hapjes së panairit të librit “Prishtina 2019”, sonte në emisionin “Click” u diskutua për leximin e po ashtu edhe gjuhës shqipe dhe dialektet e saj.

Shkrimtari Albatros Rexhaj tha se shqiptarët nga Kosova duhet ta heqin kompleksin se në Shqipëri gjegjësisht në Tiranë gjuha shqipe flitet mirë.

“Nuk do të thotë fakti që vjen nga Tirana që është shqipja e duhur ta kemi të qartë atë, edhe njerëzit këtu në Kosovë duhet të lirohen nga komplekseve që atje flitet mirë.”, tha Rexhaj.

Duke iu referuar bisedave me botuesit në Tiranë, ai  shtoi se përkthyesit të rinj në Tiranë po përpiqen të imponojnë trajta të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me gjuhën shqipe./21Media