Një këngëtar i talentuar shqiptar me famë ndërkombëtare

Një këngëtar i talentuar shqiptar me famë ndërkombëtare

Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, njoftoi se do të mbajë koncert në Kosovë.

Por, jo vetëm kaq, Dua nuk do të jetë e vetme në koncert bashkë me të do të performojë edhe këngëtari i talentuar shqiptar, Albert Stanaj

Stanaj lajmin e ka konfirmuar me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan rtv21.tv

“Hey @dualipa , can’t wait to join you in Kosovo for the Sunny Hill Music Festival!! Excited to perform for the first time in Kosovo! More details coming.. Thanks @dukagjinlipa ! See you guys there! “, (Hey Dua Lipa, mezi pres që të bashkohem në Kosovë për Festivalin muzikor Sunny Hill! I emocinuar për të performuar për herë të parë në Kosovë! Më shumë detaje po vinë.. Faleminderit Dukagjin Lipa! Shihemi shumë shpejtë njerëz”, ka shkruar Stanaj në postimin e tij.

Ndryshe, Dua Lipa dhe Albert Stanaj do ta mbajnë koncertin në Prishtinë me datën 10 gusht 2018./21Media