“Jo vetëm PDK por edhe LDK duhet të kalojë në opozitë”

Morina ka folur për zgjedhjet në Kosovë

Analisti politik, Bajrush Morina në edicionin e lajmeve të RTV21 ka folur për zgjedhjet e 11 qershorit, ku tha se nga këto zgjedhje Vetevëndosja ka dalë si fituese morale politike e zgjedhjeve në Kosovë.

Morina po ashtu tha se koalicioni PAN kanë dal si humbës nga këto zgjedhje sepse janë ta pafuqishëm që të krijojnë Qeverinë edhe pse kanë dalur të paret me rezultat. Morina tutje tha se rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit e që është i ngushtë detyron të gjitha partnerët e koalicioneve dhe liderët politik në vend që të ulen së bashku që të krijojnë Qeverinë.

“Ndryshimi i votës ose fuqia e votës dhënë me 11 qershor duhet të prodhoj edhe ndryshimin e krijimi të qeverisë që nënkupton që jo vetëm PDK por edhe LDK-ja të kalojë në opozitë”, tha analisti./21Media

Back to top button