Deklarohet dhe regjisori

Deklarohet dhe regjisori

Joaquin Phoenix ka lënë mundësinë e vazhdimit të “Joker”. Ylli i filmit e ka pranuar se ka diskutuar vazhdimet e mundshme me regjisorin Todd Phillips para se të publikohej filmi.

Shumë kohë para se të nxirrej filmi ose të kishim ide se a do të ishte i suksesshëm ne folëm për vazhdimet. Në javën e dytë ose të tretë të xhirimit, unë thash ‘Todd, a mund të fillosh të punosh në vazhdimin?”. Ka shumë për të eksploruar. ‘Ishte njëfarë po, por, jo tamam. “Parimisht thashë, ‘Mund ta merrni këtë personazh dhe ta vini atë në çdo film“, tha Joaquin për Los Angeles Times.

Todd, filmat e mëparshëm të të cilit janë trilogjia ‘Hangover’, deklaroi se ai dhe Joaquin do ta bënin një film tjetër nëse do të kishte ndonjë arsye krijuese detyruese.

Ne nuk kemi folur për atë fare. Vetëm kemi folur për faktin se nëse e bëjmë ndonjëherë dhe nuk po e them këtë tani se do ta bëjmë ngase nuk jemi duke e bërë, nuk do të ishte si filmi i çmendur ‘Clown Prince of Crime.’ Kjo nuk na intereson. Do të duhej të kishte ndonjë rezonancë tematike në mënyrë të ngjashme siç ka ky“, tha Todd.

Regjisori 48 vjeçar e pranoi se “Joker” është planifikuar si film i pavarur./21Media