Legjenda e muzikës Rock, Joe Lynn Turner, sonte do të performojë në Rahovec, me rastin e festës së vjeljes së rrushit “HardhFest 2017”

Legjenda e muzikës Rock, Joe Lynn Turner, sonte do të performojë në Rahovec, me rastin e festës së vjeljes së rrushit “HardhFest 2017”

Turner i cili është ish vokalist i një prej grupeve më të mëdha të muzikës rok “Deep Purple”, posa ka arritur në Aeroportin e Prishtinës, është shpreh se kur e morri vesh se ku do të performonin sonte, ai beri disa kërkime rreth festivalit dhe Kosovës, dhe se është tejet i ngazëllyer që do të performojë për njerëzit e Kosovës.

“Së pari unë isha shumë i emocionuar kur morra vesh së sonte do të performojmë për komunën dhe për njerëzit e Kosovës. Kam bërë pak hulumtime rreth vendit dhe rreth këtij festivali dhe mezi po pres të performojë sonte në Rahovec”, tha Turner.

Turner gjithashtu tha se sonte në plan kanë te performojnë disa këngë klasike si Rainboë, Deep Purple, mirëpo gjithashtu do të performojë edhe këngë “cover” nga artistë tjerë.

Jor Lynn Turner gjithashtu shtoi se ai ka dëgjuar më herët për shqiptarët dhe për Kosovën, dhe se kishte vizituar disa herë Shqipërinë.

Përderisa vet është me origjine italiane, ai tha se e kupton traditën dhe kulturën tonë, pasi që kemi shumë të përbashkëta.

“Kam qenë në Shqipëri me herët. Njerëzit janë të mrekullueshëm, ata e duan muzikën, ushqimi është i mrekullueshëm. Unë jam italian prandaj nuk jemi shumë larg dhe kemi shumë të përbashkëta, kemi ndenjen e familjes, dhe dashuria dhe familja janë gjërat më me rëndësi për ne”, shtoi ai.

Drejtori i festivalit, Agron Sokoli kur u pyet se a kishte qenë e vështirë të binin në kontakt me një artistë të tillë kaq të madh, tha se nuk ka qenë e vështirë, pasi që përfaqësuesi i tyre në Suedi ka rënë në kontakt me menaxherin e Turner dhe është arritur një marrëveshje shumë e mirë.

“Nuk ka qenë shumë vështirë sepse ne kemi zyre nëpër bote dhe kemi një përfaqësues në Suedi, i cili është edhe bazist i njohur atje, është Elton Shtavica. Ai ka bërë kontaktet e para dhe pastaj kemi vazhduar kontaktet edhe me menaxherin e Joe Lynn Turner dhe kemi arritur me një marrëveshje shumë të thjesht, shumë të mirë”, u shpreh ai.

Edicioni i 16-të i festivalit të vjeljes së rrushit “HardhFest 2017” përfundon të dielën më 10 shtator.