Scarlet Johansson shkëlqen në premierën e filmit “ Ghost in the Shell”

Scarlet Johansson shkëlqen në premierën e filmit “ Ghost in the Shell”

Aktorja e njohur Scarlet Johansson ka marrë pjesë në premierën e filmit “Ghost in the Shell” dhe është dukur mrekullueshëm.

Scarlet  Johnansson, mund të jetë shumë pranë një divorci publik, por ajo i është rikthyer biznesit, duke e promovuar filmin e saj të fundit, shkruan TheIndependent.

Aktorja 32 vjeçare ka anoncuar ndarjen e saj me gazetarin francez, Romain Dauriac, në janar të këtij viti, pas dy viteve martesë. Edhe pse po kalon një periudhë mjaft të vështirë, ajo është parë e buzëqeshur në tapetin e kuq, mbrëmjen e së mërkurës.

Scarlet kishte zgjedhur një fustan shumëngjyrësh, flokët e shkurtër i kishte krehur pas, duke mundësuar  kështu që më shumë të theksohet hija e syve dhe ngjyra rozë e zbehtë e buzëve. Fustanin e kishte kombinuar me një çantë ngjyrë ari.

Filmi “Ghost in the Shell” është  prodhim i vitit 2017, në të cilin bëhet fjalë për majoren (Scarlet Johansson), e cila është ushtare e përkushtuar me aftësi të mëdha, që tenton të ndalojë kriminelët më të rrezikshëm në botë. Kur terrorizmi arrin në një tjetër nivel, që përfshinë aftësinë për të hakuar dhe kontrolluar mendjet e të tjerëve, majorja është e kualifikuar për t’i parandaluar ato, derisa përgatitet për të ballafaquar armikun, ajo e kupton se ka qenë e mashtruar dhe jeta e saj nuk është e sigurt.