Aktorët intervistohen nga fëmijët

Aktorët intervistohen nga fëmijët

Aktorët John Cena e Keegan-Michael Key, në filmin e ri “Playing with Fire” luajnë përkrah disa fëmijëve, e në intervistën e re të realizuar për AP, këta dy aktorë u përgjigjën në pyetjet e shtruara nga dy fëmijë reporterë.

Në pyetjen se sa herë ushtrojnë fizikisht në jetën e përditshme, John është përgjigjur se me gjasë se ushtron më shumë se Keegan, shkruan rtv21.tv

E Keegan ka thënë se John ushtron gjashtë herë më shumë se ai, e vetë ushtron dy herë në ditë.

Në anën tjetër, John është përgjigjur po ashtu se ushtron tetë deri në dhjetë herë në ditë.

Në pyetjen se a ju pëlqen atyre të ushtrojnë bashkë, John ka thënë me shaka se ata urrejnë njëri-tjetrin.

Keegan ka reaguar menjëherë, jo kjo është shaka, se ata preferojnë të ushtrojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit, se kanë respekt për njëri-tjetrin, dhe se u pëlqen ti tregojnë shaka njëri-tjetrit.

Fëmijët reporterë, Shane Quinczy e Elle Summer, vazhduan me pyetje për aktorët. Në pyetjen se a kanë bërë probleme kur kanë qenë fëmijë, Cena ka treguar se ka bërë shumë probleme, se me një fjalë, ka luajtur me zjarrin, dhe kjo është arsyeja pse është paraqitur me kaq entuziazëm edhe në filmin e ri “Playing with Fire”.

E Keegan ka thënë se John si fëmijë ka qenë më i lazdruar se fëmijët në filmin.

Në pyetjen se në moshën e adoleshencës a kanë punuar ndonjëherë si dado, John ka thënë se si dado nuk ka punuar, por është marrë me punë të tjera, si psh ka qenë këshilltar kampi për shëtitje, shofer, ka punuar në industrinë ushqimore e disa punë të tjera. Ai ka treguar se ka shitur edhe akullore.

Edhe Keegan ka treguar se është angazhuar në shumë punë, si psh si roje ku ka qenë shumë i mirë, në varreza, në dyqan për shitje të cd-ve e disa punë të tjera.

“Filmi Playing With Fire” po vazhdon të shfaqet në kinema rreth botës./21Media