Mundësi i famshëm John Cena i ka propozuar martesë të dashurës së tij në ringun e WrestleMania-s

Mundësi i famshëm John Cena i ka propozuar martesë të dashurës së tij në ringun e WrestleMania-s

Pasi i mundën kundërshtarët mundësit John Cena dhe Nikki Bella vendosën që të përballen me sfidën më të madhe në jetë, martesën.

Cena u ul në gjunjë pasi ekipi i të dashuruarve mundën The Miz dhe Marse në një ndeshje 2 kundër 2 në WrestleMania 33, shkruan rtv21.tv.

Një postim në Twitter nga faqja zyrtare e WWE shfaqi Cenan duke i propozuar martesë të dashurës së tij me një unazë diamanti.

Ai tha se ka pritur një kohë të gjatë për të bërë propozimin. Bella i tha PO propozimit të të dashurit, dhe kjo u vulos me një puthje.

Videon e propozimit mund ta shikoni më poshtë:

/21Media