"Jam falënderuese për familjen tënde që ka rritur një njeri shumë të sinqertë..."

“Jam falënderuese për familjen tënde që ka rritur një njeri shumë të sinqertë…”

Këngëtari i njohur me famë botërore, John Legend sot feston 40 vjetorin e lindjes.

Fituesi i 10 çmimeve “Grammy” për ditëlindjen e tij ka marrë një urim emocionues nga bashkëshortja e tij, modelja Chrissy Teigen.

Teigen përmes rrjetit social, Instagram ka shpërndarë disa fotografi të John-it dhe këtyre imazheve ua ka shtuar edhe një mbishkrim emocionues. “Urime ditëlindja e 40-të për njeriun më të mrekullueshëm. Babait më të mirë, punëtorit më të madh, të dashurit më të mirë, shokut më të mirë që do të mund ta imagjinoja ndonjëherë.  Çdo ditë jam shumë falënderuese për dashurinë e madhe që na dhuron. Je një në një milion. Unë jam falënderuese për familjen tënde që ka rritur një njeri shumë të sinqertë, të ëmbël dhe të mrekullueshëm.  Bota ka qenë e bekuar për 40 vite që je duke jetuar. Të dua. Këtë ta kam treguar këtë mëngjes”, ka shkruar modelja në imazhet e publikuara.

John Legend dhe Chrissy Teigen ishin martuar në shtator të vitit 2013, në Lake Corno, shkruan rtv21.tv

Çifti së bashku kanë dy fëmijë, një vajzë të quajtur, Luna Simone Stephens dhe një djalë të quajtur, Miles Theodore Stephens./21Media