Një titull i rëndësishëm për këngëtarin

Një titull i rëndësishëm për këngëtarin

John Legend është shpallur mashkulli më seksi i vitit 2019 nga revista “People”.

Revista njoftoi se këngëtari i hitit “All of me” do të mbajë titullin e dhënë vitin e kaluar për aktorin Idris Elba.

Ky lajm ka gëzuar veçanërisht bashkëshorten e tij modele, Chrissy Teigen, e cila ka publikuar foton e bashkëshortit ndërsa shkruan “ke bërë një rrugë të gjatë zemër”.

Ky është një lajm tjetër i gëzueshëm për familjen e këngëtarit pasi dje Chrissy-t iu nda shpërblim për shfrytëzim të figurës së saj të shquar për ndërgjegjësimin e njerëzve për fëmijët dhe familjet me të ardhura të ulëta.

Çmimin “Giving Tree Award”, ia dorëzoi John në galën Baby2Baby që u mbajt në California./21Media