Shpërblehet me çmimin "EGOT"

Shpërblehet me çmimin “EGOT”

Këngëtari i njohur botëror, John Legend ka shënuar histori duke u bërë personi i parë me ngjyrë dhe më i ri në moshë që fiton statusin “EGOT”.

39 vjeçari, në natën e çmimeve “Emmy Awards”, fitoi një çmim “Emmy”, çmim ky i cili e bëri këngëtarin pjesë të klubit me statusin ‘EGOT’, transmeton rtv21.tv

Çmimi  “EGOT” qëndron për katër çmime të mëdha: Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony, gjersa këngëtari është personi i 15-të në histori që arrin këtë sukses.

Këtë sukses John Legend dhe bashkëshortja e tij, Chrissy Teigen e festuan përmes fotove dhe videove të postuara në rrjetin social Instagram./21Media

View this post on Instagram

my incredible man. what a surreal life.

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

View this post on Instagram

And I say hey, what a wonderful kind of day

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on