Qeveria britanike këmbëngul

Qeveria britanike këmbëngul

Një kompromis i drejtë dhe i arsyeshëm, por edhe një ofertë përfundimtare janë propozimet zyrtare të kryeministrit britanik Boris Johnson drejtuar BE-së, për të kërkuar një marrëveshje mbi Brexit brenda 31 tetorit dhe shmangien e një hipoteze pa marrëveshje.

Sipas BBC, kryeministri do të mbaj një konferencës përpara se të paraqesë propozimet të reja, të destinuara për të formuar tekstin ligjor të një marrëveshje të re Brexit, në Bruksel.

Ai do të argumentojë se vetëm duke lënë BE-në më 31 tetor, Mbretëria e Bashkuar mund të “lëvizë”, përcjell rtv21.tv

Në prag të fjalimit të tij, Johnson gjatë një takimi në Manchester ka thënë se shpreson të arrihet një marrëveshje me BE-në gjatë ditëve të ardhshme.

Qeveria britanike këmbëngul që nuk do të negociojë një vonesë të mëtejshme, duke thënë se kjo do të ishte e panevojshme dhe e kushtueshme për Mbretërinë e Bashkuar./21Media