Johnson vizitoi trupat britanike në Estoni, u shërbeu drekën e Krishtlindjeve

Në prag të Krishtlindjeve, Johnson vizitoi trupat ushtarake britanike

Kryeministri britanik, Boris Johnson u ka shërbyer drekën e Krishtlindjeve trupave britanike gjatë një vizite në bazën ushtarake të Tapës në Estoni, në afërsi të kryeqytetit estonez, Talin.

Të paktën 850 trupat britanike atje përfaqësojnë dislokimin më të madh operativ britanik në Evropë. Kryeministri theksoi gjithashtu angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për NATO dhe ruajtjen e kufirit lindor të Estonisë me Rusinë, raporton BBC, transmeton rtv21.tv

“Në ditët në vijim, secili në vendlindje feston Krishtlindjet me familjet e tyre dhe ju jeni këtu – distancë e largët dhe në një vend të ftohtë. Por, ajo që po bëni është tejet e rëndësishme, sepse është arsyeja për të cilën të gjithë në vendin tonë mund t’i kalojnë Krishtlindjet në paqe dhe siguri. Ju po e dëshmoni që NATO punon dhe se NATO është një aleancë për të cilën ne në këtë vend jemi plotësisht të përkushtuar”, tha Johnson.

Kryeministri britanik u takua me homologun e tij estonez, Juri Ratas dhe e falënderoi atë për mbështetjen dhe mikpritjen ndaj Forcave të Armatosura Britanike./21Media

Back to top button