Filmi “Joker” më i nominuari për çmimet Oscar

Filmi “Joker” më i nominuari për çmimet Oscar

“Joker” prinë me numrin e nominimeve për Çmimet Akademike Oscar, pasi pranoi 11 të tilla, ndjekur nga “The Irishman” dhe “Once Upon a Time in Hollywood” me nga 10 nominime.

9 nominime janë bërë publike për çmimin e filmit më të mirë, përfshirë këtu: The Irishman, Ford v. Ferrari, Jojo Rabbit, Joker, Little Women, Marriage Story, 1917, Once Upon a Time in Hollywood dhe Parasite.

Scarlet Johansson është nominuar për herë të parë për një çmim Oscar, dhe duke pranuar dy nominime, për aktoren më të mirë në filmin Marriage Story, dhe për aktoren më të mirë në rol dytësor, për filmin Jojo Rabbit, shkruan rtv21.tv.

Nominimet për aktoren më të mirë janë: Cynthia Erivo në Harriet; Scarlett Johansson në Marriage Story; Saoirse Ronan në Little Women; Charlize Theron në Bombshell; dhe Renée Zellweger në Judy.

Nominimet për aktorin më të mirë janë: Antonio Banderas në Pain and Glory; Leonardo DiCaprio në Once Upon a Time in Hollywood; Adam Driver në Marriage Story; Jonathan Pryce në The Two Popes; dhe Joaquin Phoenix në Joker

Nominimet për aktorin më të mirë në rol dytësor janë: Brad Pitt në Once Upon a Time in Hollywood; Al Pacino dhe Joe Pesci në The Irishman; Tom Hanks në A Beautiful Day in the Neighborhood; dhe Anthony Hopkins në The Two Popes.

Nominimet për aktoren më të mirë në rol dytësor janë: Kathy Bates në Richard Jewell; Laura Dern në Marriage Story; Scarlett Johansson në Jojo Rabbit; Florence Pugh në Little Women; dhe Margot Robbie në Bombshell.

Nominimet për regjisorin më të mirë sërish patën mungesa të grave, me Greta Gerwig që nuk u nominua për filmin Little Women.

Nominimet për regjisorin më të mirë janë: Bong Joon Ho për Parasite; Sam Mendes për 1917; Todd Phillips për Joker; Martin Scorsese për The Irishman; dhe Quentin Tarantino për Once Upon a Time in Hollywood.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet me datën 9 shkurt në Los Angeles.

Është viti i dytë me radhë që ceremonia nuk do të ketë një udhëheqës./21Media