Aktorja amerikane ka zbuluar për publikun detaje të panjohura për nënën e saj, e cila ka ndërruar jetë para disa vitesh

Aktorja amerikane ka zbuluar për publikun detaje të panjohura për nënën e saj, e cila ka ndërruar jetë para disa vitesh

Angelina Jolie në publik shumë rrallë përmend nënën e saj, e cila ka vdekur para dhjetë vjetësh nga kanceri. Marcheline atëherë ishte vetëm 56-vjeç. Kjo ishte një humbje e dhimbshme, ndërsa për t’i ikur të njëjtit fat, Angelina para disa vitesh iu ka nënshtruar mastektomisë së dyfishtë.

“Mjekët e mi kanë vlerësuar se ekzistojnë 87 % të shanseve që të prekem nga kanceri dhe 50 % që të sëmurem nga kanceri i vezoreve”, ka thënë Jolie.

Ndonëse nënën e saj e përmend shumë rrallë në publik, aktorja ka vendosur të thyejë heshtjen.

“Nëna ime gjithmonë ishte natyrale dhe është grimuar vetëm në situata të jashtëzakonshme. Ajo ka bartur stoli vetëm në raste të rralla”, ka thënë Jolie, transmeton “Daily Mail”.

Ndryshe, mastektomia është një metodë, e cila aplikohet në situata kur kirurgjia mbrojtëse e gjirit nuk është e përshtatshme.