Jonida: Kërkojë ndjesë nëse kam prekur ndjeshmërinë e dikujt

Jonida: Kërkojë ndjesë nëse kam prekur ndjeshmërinë e dikujt

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, ka marrë reagime për një fotografi të publikuar në të cilën kishte pozuar me dy majmunë të lidhur me zinxhirë.

Pas kritikave të shumta, Jonida e ka fshirë fotografinë si dhe përmes një shkrimi ka kërkuar ndjesë, shkruan rtv21.tv

“Kanë ardhur në adresën time shumë akuza për mungesën e ndjeshmërisë ndaj Kafshëve. Smë duket normal sensi ekstrem i gjykimit, por mirëkuptoj ndjeshmërinë tuaj ndaj fenomenit që më ka bërë të reflektojë. Kërkojë ndjesë nëse kam prekur ndjeshmërinë e dikujt.

Ishte një kalim i thjeshtë pranë një Majmuni, kafshë që e kam dashur që femijë! Nuk mendova gjatë, dalja në foto ishte spontane dhe s’kishte për qellim evidentimin e zinxhirëve që nuk i kisha vënë re. Mendoj si ju! Është e gabuar që Kafshët të lidhen me zinxhirë! Mendoj që edhe moda dhe pasioni për fotografinë duhet të kapërcejnë tundimin për të dalë në foto me një Kafshë që abuzohet! Por s’do të ishte në fuqinë time ta ndryshoja fatin e asaj Kafshe! Ajo që mund të bëj për t’ju respektuar juve dhe për të thënë timen mbi fenomenin është të fshij foton! Sikurse njerëzit edhe Kafshët duhet të jetojnë Lirinë si dhuratën më të madhe. Faleminderit për mirëkuptimin!”, ka shkruar Jonida në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Kane ardhur ne adresen time shume akuza per mungesen e ndjeshmerise ndaj Kafsheve. Sme duket normal sensi ekstrem i gjykimit por mirekuptoj ndjeshmerine tuaj ndaj fenomenit qe me ka bere te reflektoj. Kerkoj ndjese nese kam prekur ndjeshmerine e dikujt. Ishte nje kalim i thjeshte prane nje Majmuni,kafshe qe e kam dashur qe femije! Nuk mendova gjate, dalja ne foto ishte spontane dhe skishte per qellim evidentimin e zinxhireve qe nuk i kisha vene re. Mendoj si ju! Eshte e gabuar qe Kafshet te lidhen me zinxhire! Mendoj qe edhe moda dhe pasioni per fotografine duhet te kapercejne tundimin per te dale ne foto me nje Kafshe qe abuzohet! Por s’do te ishte ne fuqine time ta ndryshoja fatin e asaj Kafshe! Ajo qe mund te bej per t’ju respektuar juve dhe per te thene timen mbi fenomenin eshte te fshij foton! Sikurse njerezit edhe Kafshet duhet te jetojne Lirine si dhuraten me te madhe. Faleminderit per mirekuptimin!

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on

Ndryshe, Jonida Maliqi këtë vit ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” që u mbajt në Tel Aviv të Izraelit.

Me këngën “Ktheju Tokës” që temë kryesore ka migrimin, dedikim për gjithë shqiptarët që jetojnë nëpër botë, Jonida është renditur në vendin e 17-të./21Media