Jonida gati për sonte

Jonida gati për sonte

Në mbrëmjen e sotme Shqipëria do të paraqitet për herë të 16 në Festivalin e Këngës Evropiane i njohur si Eurovizion pasi iu bashkua këtij eventi në vitin 2004.

Këtë vit, Shqipëria përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila e nisi karrierën e saj muzikore që në moshën 13-vjeçare. Ajo do të prezantohet në gjysmëfinale me këngën “Ktheju tokës”, shkruan rtv21.tv

Pak orë para se Jonida të hyjë në skenën e madhe të festivalit, kurse, me anë të një postimi në Instagram ajo shprehi emocionet e shumta që i ka pasur që nga dhjetori e deri sot.

Ndër të tjera, Jonida ka kërkuar nga publiku ta mbështesin atë me vota.

Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtezakonshme qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj te tere shqip #! Per pak ore ngjitem ne skenen e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshe! Nese mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj te votoni Shqiperine me numrin #14! Jemi bashke ne kete sfide, une me fuqine e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat”, ka shkruar ajo.

 Maliqi do të performojë e 14-ta me radhë në skenën në Tel Aviv. Finalja e Eurovisionit do të mbahet më 18 maj./21Media