Fotografi nga performanca e Jonidës

Fotografi nga performanca e Jonidës

Këngëtarja e mirënjohur, Jonida Maliqi ka përfunduar me sukses performancën në natën e dytë gjysmëfinale të edicionit të 64-të të “Eurovision 2019”, shkruan rtv21.tv

Jonida e cila përfaqëson sivjet Shqipërinë në Eurovision,  ka interpretuar në shqip këngën “Ktheju tokës”. Tema kryesore e këngës është migrimi, dedikim për gjithë shqiptarët që jetojnë nëpër botë.

Në skenë këngëtarja është paraqitur me një fustan të zi me punime prej ari.

Eurovisioni po prezantohet nga Bar Rafaeli, Erez Tal, Assi Azar dhe Lucy Ayoub.

Finalja e Eurovisionit do të mbahet më 18 maj./21Media