"Në prehrin tënd ndihem gjithnjë e sigurt dhe e lumtur"

“Në prehrin tënd ndihem gjithnjë e sigurt dhe e lumtur”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi i ka uruar ditëlindjen babait të saj.

Në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka publikuar një fotografi në të cilën shihet pranë babait, teksa la lënë një mbishkrim të veçantë, shkruan rtv21.tv

“Babushi im qofshim përherë kështu si në këtë foto, sepse në prehrin tënd ndihem gjithnjë e sigurt dhe e lumtur. Të dua sa ska fjalë për ta përshkruar. U bëfsh 1000 vjeç!”, ka shkruar Jonida.

Ndryshe, Jonida Maliqi këtë vit ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” që u mbajt në Tel Aviv të Izraelit.

Me këngën “Ktheju Tokës” që temë kryesore ka migrimin, dedikim për gjithë shqiptarët që jetojnë nëpër botë, Jonida është renditur në vendin e 17-të./21Media