Sarri pranë marrëveshjes me Juventusin

Sarri pranë marrëveshjes me Juventusin

Mesfushori i Chelseat, Jorginho e ka paralajmëruar trajnerin e tij, Maurizio Sarrin para se të nënshkruajë me Zonjën e Vjetër.

Sarri është pranë marrëveshjes me Juventusin, vetëm një vit pasi kishte marrë drejtimin e Chelseat. Në Itali, Sarri ka drejtuar Napolin që ka rivalitet të madh me Juven dhe ka qenë një idhull për tifozerinë napolitane.

Por nëse shkon te Juventusi, ai do të cilësohet si një tradhtar nga tifozët e Napolit, njësoj sikurse Gonzalo Higuain.

“Napolitanët kanë Sarrin në zemër dhe për ta do të ishte një tradhti. Janë të gatuar kështu, por të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Jorginho.

Sarri pritet të marrë drejtimin e Juves, për të zëvendësuar të larguarin Massimiliano Allegri.