Mourinho: Sevilla luajti mirë dhe kishin fat para portës

Mourinho: Sevilla luajti mirë dhe kishin fat para portës

Jose Mourinho, trajneri i Manchester Unitedit,u deklarua pas eliminimit nga Liga e Kampioneve nga Sevilla.“Jemi të zhgënjyer. Sevilla erdhi të luante siç luajti dhe i doli mirë”, tha portugezi.

Kur u pyet për shpenzimet e mëdha që ka bërë dhe rezultatet që nuk po vijnë, Mourinho u justifikua kështu: “Të gjithë shpenzojnë para’, apo jo? Të gjitha klubet investojnë. Kur fitohet, fitojmë të gjithë, kur humbim, humb trajneri. Kështu është në të gjithë botën. Kështu që, humba unë dhe jam unë ai që ka gabuar”.

Në fund, Mourinho nuk harroi të kujtonte triumfet e tij kur nuk ishte trajner i Manchesterit.“Unë vetë e kam eliminuar dy herë Manchesterin në Angli. Një herë me Porton dhe një herë me Realin. Eliminimi nuk është gjë e re për klubin”, tha portugezi.

Ndryshe mbrëmë Sevilla eleminoi nga Liga e Kampionëve ,Manchester Unitedin me rezultat të përgjithshëm 2-1.