Anthony Joshua mbrojti me sukses titujt WBA dhe IBF

Anthony Joshua mbrojti me sukses titujt WBA dhe IBF

Boskieri i njohur, Anthony Joshua ka arritur fitore ndaj boksierit nga Zelanda e Re,  Jospeh Parker, me ç’rast ka mbrojtur me sukses titujt WBA, IBF, IBO .

Boskieri 28 vjeçar arriti ta mposhtë 26 vjeçarin nga Zelanda e Re me votat e gjyqtarëve pas meçit që zgjati 12 raunde.

Kështu, Joshua-n me fitoren ndaj Parkerit zotëron të gjithë brezat e rëndësishëm në kategorinë elitare të boksit.

Nga 21 luftëra, Joshua fitoi po kaq, ndërsa për Parkerin humbja ndaj Joshua-s është humbja e parë pas 24 fitoreve.

Joshuas i mbetet që të përballet me Deontay Wilder, i cili mbetet kampion bote në kategorinë e rëndë në versionin WBC, dhe për herë të parë, pas një kohe shumë të gjatë mund të kemi kampion absolut të kategorisë së rëndë dhe boksier, i cili mban tituj në katër versionet e mëdha (WBC, WBA, IBF dhe WBO).