''Ndonjëherë duhet të tregohesh i mirë, por ndonjëherë është mirë t’i ballafaqosh me këta tipa''

”Ndonjëherë duhet të tregohesh i mirë, por ndonjëherë është mirë t’i ballafaqosh me këta tipa”

I lodhur nga deklaratat e thashethemet e shumta, boksieri britanik Anthony Joshua, kampion i botës në peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA dhe WBO ka reaguar sot ndaj dy personave që e “kërcënojnë” dhe kërkojnë me ngulm në ring.

Ai u  shpreh se gjërat nuk zgjidhen me bisedime por me sfida në ring. “Kur je boksier, nuk mund të anashkalosh disa gjëra. Rivalët e mi flasin shumë”, tha Joshua në një intervistë për “Sky Sport”.

Më tej, kampioni i botës shtoi se ndonjëherë fjalët përdoren si karikim, por kur i dëgjon shpesh ato, duhet t’i lësh të rrjedhin pas shpine edhe pse të vrasin.

”Edhe pse po tregohem shumë profesionist, nuk i anashkaloj dot, pasi kam instiktin e luftëtarit. Ndonjëherë duhet të tregohesh i mirë, por ndonjëherë është mirë t’i ballafaqosh me këta tipa dhe kjo është ajo që unë po pres me padurim”, ka thënë ai, duke shtuar se me Wilder janë duke negociuar për një përballje.

“Unë shpresoj që Tyson Fury të rikuperohet sa më shpejt dhe të jetë gati për të dueluar sa më shpejt. Për sa i përket Wilder, ne jemi duke negociuar për një përballje dhe ta zhvillojmë këtë sfidë. Njerëzit flasin shumë, por është më mirë që ne t’u japim fund fjalëve duke u përballur në një duel”, u shpreh më tutje ai.

Anthony Joshua ka 21 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist, që më 31 mars mundi Anthony Parker, në duelin e fundit.