Joshua synon hakmarrjen

Joshua synon hakmarrjen

Anthony Joshua është zotuar se do të tregojë sa i madh është, duke e mposhtur Andy Ruiz Jr, në rimeçin e tyre në muajin e ardhshëm.

Ruiz Jr mposhti Joshua-n më 7 dhjetor, ndërsa ky i fundit synon hakmarrjen dhe dëshiron të rimarrë titullin kampion në kategorinë e rëndë, IBF, WBA dhe WBO.

“Unë po luftoj njeriun më të mirë në botë. Unë jam duke shkuar për ta mundur atë dhe t’i tregoj se sa i mirë jam. Ata mendojnë se ai është kaq i shkëlqyeshëm, kështu që kur ta mundi unë dua që të gjithë të përkulen në këmbët e mia dhe të më thonë se sa i madh jam”, tha Joshua për Sky Sports News.

Reagimi i Joshua-s vjen pak ditë pasi Ruiz Jr tha për Sky Sports se Joshua nuk i kishte shkaktuar dhimbjen në meçin e parë mes tyre./21Media