Joshua riktheu titullin

Joshua riktheu titullin

Sonte u zhvillua rimeçi në boks mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr, të cilin e fitoi Anthony Joshua. Pas ndeshjes, Joshua deklaroi se ka respekt për Andy Ruizin dhe familjen e tij. Premtoi se do ta bëjnë edhe meçin e tretë.

“Para së gjithash, dua ta falënderoj Zotin. Dua të them Bismilah. Një njeri si unë nuk bën justifikime. Herën e fundit, e lëndova, por u mposhta. Doja të tregoja shkencën e ëmbël të këtij sporti të bukur. Bëhet fjalë për goditje, dhe jo goditje. Qëndroni të uritur, qëndroni të përulur. Unë jam i uritur, jam i përulur në humbje dhe do të qëndroj i përulur në fitore. Kam shumë respekt për Andy Ruizn dhe familjen e tij. Faleminderit Zotit dhe Eddit dhe Barry Hearn. Nëse keni dëgjuar, ne do të bëjmë meçin e tretë”, tha Joshua për Sky Sport.

Anthony Joshua ishte më i mirë në pjesë pjesën më të madhe të meçeve, ndërsa Ruiz i shfrytëzoi mirë gabimet e Joshuas, por që nuk i mjaftuan për fitore./21Media