Joshua për meçin ndaj Usyk: Duhet të fitoj patjetër

Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua më në fund janë gati të përballen në ring.
Rimeçi i shumëpritur i unifikuar për titullin e peshave të rënda do të zhvillohet më 20 gusht në Jeddah, Arabinë Saudite, transmeton rtv21.tv.
Duke e parë rrezikun që po i kanoset në lidhje me karrierën e tij, Joshua nuk mendon për disfatë. Mposhtja e ukrainasit tashmë është kthyer në një “imperativ kategorik” për ish-kampionin e peshave të rënda.
“Duhet të fitoj. Kjo është. E dua presionin, është një garë dhe unë dua t’i realizoj qëllimet e mia atë mbrëmje”, përfundoi ai./21Media

Back to top button