U kritikua Dua Lipa!

U kritikua Dua Lipa!

Këngëtarja e kosovare me famë botërore, Dua Lipa së fundmi ka marrë pjesë në një mision bamirësie së bashku me UNICEF-in në Liban.

Këtë artistja shqiptare e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të publikuara në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 28 milionë ndjekës.

E lidhur me këtë iniciativë, ylli kosovar i njohur ndërkombëtarisht ka marrë edhe një kritikë në Twitter.

Një komentues i ka shkruar këngëtares se përse po ndihmon në Lindjen e Mesme e jo në Kosovë.

“Ndihmo njerëzit e tu Dua, shumë shqiptarë në Kosovë po vuajnë pa shtëpi e pa ushqim. Ju shkoni në Lindje të Mesme për të ndihmuar arabët e jo popullin tuaj”, është kritika që ka marrë këngëtarja.

Ndërsa, Dua Lipa ka reaguar duke u shprehur se ka hapur fondacion në Kosovë që nga vitit 2016.

“Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë të njëjtën gjë që nga viti 2016. Quhet SunnyHillFoundation. Mund të shikoni për gjithë punën që kemi bërë që nga ajo kohë përmes uebfaqes tonë”, ka shkruar ajo.

Në mision bamirësie me UNICEF-in në Kosovë së fundmi ishte edhe këngëtarja tjetër e njohur me famë botërore, Rita Ora, e cila zhvilloi takime me fëmijë të komuniteteve të ndryshme si dhe u shpreh krenare dhe e lumtur që është nga ky vend.

Sa i përket projekteve muzikore, “Swan Song” është ai i fundit i Dua Lipës që është publikuar më 24 janar dhe që deri më tani numëron mbi 41 milionë klikime në kanalin Youtube. “Swan Song” është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel” që është lansuar këtë vit./21Media