Evropa në mbështetje të Shqipërisë

Evropa në mbështetje të Shqipërisë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker i ka dërguar një letër presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama pas tërmetit të datës 26 nëntor.

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë Juncker thekson se Shqipëria në këto momente tragjike mund të mbështet  plotësisht te Bashkimi Evropian.

“Me hidhërim të thellë mësova për tërmetin shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. I dyti në dy muajt e fundit. Dua t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë. BE qëndron me solidaritet me Shqipërinë edhe në këto momente tragjike dhe ju mund të mbështeteni plotësisht te ne”, tha Juncker.